33.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Gjykata Speciale ngre aktakuzë kundër Gucatit e Haradinajt

Prokuroria e Specializuar ka përpiluar aktakuzë ndaj Hysni Gucatiti e Nasim Haradinajt.

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka përpiluar aktakuzë ndaj Hysni Gucatiti dhe Nasim Haradinajt.

Vendimi për caktimin e gjyqtarit të procedurës paraprake është marrë më 29 tetor mirëpo, është bërë publike para dy ditësh, pra 17 nëntor.

Se bëhet fjalë për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn në këtë vendim, këtë e kanë konfirmuar nga Gjykata Speciale.

“Siç mund ta shihni në faqen tonë të internetit, një regjistrim i ri është bërë në Çështjen-BC-2020-07, do me thënë, çështja Gucati dhe Haradinaj”, thuhet në përgjigjen e Speciales dhënë për lajmi.net.

Gjykatësi i procedurës paraprake është Nicolas Guillou.

Theksojmë se më 25 shtator Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin arrestuar nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale, pas bastisjes prej disa orësh që ishte bërë në zyrat e Organizatës se Veteranëve dhe Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky arrestim i tyre ishte bërë pas publikimit të disa dosjeve që pretendohet se i përkasin Gjykatës Speciale.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT