7.6 C
Mitrovice
E enjte, 29 Janar, 2026
spot_img

Gjykata Speciale i mban ligjeratë kundër UÇK-së nxënësve kosovarë, Tahiri: Tendencë për deformim të historisë kombëtare

Ligjëratat e zyrtarëve të Gjykatës Speciale për nxënësit kosovarë, audio-incizimin e të cilave e publikoi VOX Kosova, Arian Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës i ka quajtur “tendencë për deformim të historisë kombëtare”. Siç shprehet ai, veprime të tilla janë “ndërhyrje të rrezikshme në kujtesën historike të brezit të ri”.

“Historia e Kosovës nuk është temë për eksperimente politike apo narracione të imponuara. Lufta Çlirimtare e Kosovës ishte luftë për liri, jo projekt kriminal, dhe kjo e vërtetë nuk mund të zhbëhet me prezantime të njëanshme nëpër shkolla”, shkroi mes tjerash Tahiri në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Sipas Tahirit, “shkollat duhet të jenë hapësira të dijes së balancuar, jo platforma ku lejohen ligjërata që abuzojnë me historinë dhe të vërtetën kombëtare”.

VOX Kosova ka publikuar sot audio-incizimin në të cilin dëgjohet se si zyrtarët e Gjykatës Speciale, në një ligjëratë në Gjimnazin “Xhevdet Doda”, u shpjegojnë nxënësve si krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po edhe vetë UÇK-ja në përgjithësi, sipas aktakuzës së ngritur, paska kryer krime kundër njerëzimit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT