Raportohet se në lagjen Tavnik të Mitrovicës ka pasur gjuajtje me armë zjarri, shkruan Mitrovica SOT
Autori ende i paidentifikuar ka gjuajtur me kallashnikov para hyrjes së marketit Bamex në këtë lagje.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes duke rrethuar vendin me shirita dhe ku hetuesit kanë zbuluar dhe mbledhur 10 gëzhoja plumbash.
Nuk raportohet për të lënduar. /MitrovicaSOT