Sot në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, rreth orës 13:00, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së, Avni zahiti.
Ai tha se nuk është raportuar për asnjë të lënduar, teksa shtoi se në vendngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja.
“Rasti vazhdon të trajtohet nga njësitet përkatëse”, tha ai.