Policia e Kosovës ka njoftuar për gjuajtje me armë zjarri në Fushë Kosovë, ku si pasojë dy persona janë plagosur dhe dërguar në QKUK për trajtim.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 22:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.
Informatat e para falsin për dy persona të lënduar nga arma e zjarrit. Të njejtit janë dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Lidhur me këtë rast një person i dushuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanave që lidhen me rastin.




