17.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Gjindet trupi i vdekur i një burri në kanalin e Ibër-Lepencit

Sot është gjetur trupi i një personi afër Zubik Potokut, shkruan Mitrovica SOT.

Dje u raportua për mbytjen e një personi në ujë në Zubin Potok, me ç’rast ishte angazhuar policia, zjarrfikësit dhe ekipi i zhytjes, “Trepça”.


Zhytësit e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë arritur të gjejnë një trup në rrezen e kërkimit prej 1 km, i cili, siç konfirmohet, është gjetur pa shenja jete.

Mësohet se bëhet fjalë për trupin e një serbi 50 vjeçar nga Zubqi.

Zëvendës komandanti i policisë rajonale të veriut, Veton Elshani, ka treguar se për momentin supozohet se vdekja e viktimës ka qenë aksident, por se ka kohë ende për përcaktimin vendimtar. /MitrovicaSOT

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT