Raportohet se është gjetur një burrë i vdekur në fshatin Zherovnicë të Zveçanit, shkruan Mitrovica SOT
Mësohet se viktima është i gjinisë mashkullore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.