16.9 C
Mitrovice
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Gjetjet e Institutit Amerikan: Bie besimi i qytetarëve në Kurtin e Osmanin

Besimi i qytetarëve të Kosovës në kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani ka rënë për dy vite të tyre në pushtet. Kështu së paku po sugjeron një hulumtim i Institutit Ndërkombëtar Republikan në Washington ku krahasuar me para dy vite, besimi i qytetarëve në institucione ka ndryshuar.

Sipas këtij hulumtimi, qytetarët e Kosovës i besojnë më pak Kurtit e Osmanit sesa para dy viteve, por një gjë e tillë ka ndryshuar me Kuvendin e Kosovës, ku tash i besojnë më shumë, shkruan Paparaci.com.

Sipas hulumtimit, në vitin 2021, 23 përqind e qytetarëve i besonin fort Zyres së Presidentit, 43 përqind e tyre i besonin deri diku, 16 përqind e tyre nuk i besonin fare e 10 përqind deri diku nuk i besonin.

Në vitin 2023, më saktësisht në muajin mars, ka rënë për 2 përqind besimi në Zyrën e Presidentes, ndërsa përqindja e atyre që i besojnë “deri diku” ka ëndruar e njëjtë.

Vlen të theksohet se përqinja e njerëzve që “deri diku” nuk i besojnë Zyrës së Presidentit është rritur nga 10 përqind në 24 përqind, ndërsa përqindja e atyre që s’i besojnë hiç ka rënë nga 16 në 9 përqind.

Ndryshe qëndron puna me Kuvendin e Kosovës. Në vitin 2023, ky institucion e ka rritur për 2 përqind besimin e fortë tek qytetarët, ndërsa për 6 përqind e ka rritur besimin e atyre që i besojnë “deri diku”. Në anën tjetër, “mosbesimi i fortë” i qytetarëve në Kuvend ka rënë nga 25 përqind në 6 përqind.

Kryeministri Kurti qëndron keq me besimin e qytetarëve. Në vitin 2021, 24 përqind e qytetarëve i besonin fort Kurtit dhe 42 përqind i besonin deri diku i besonin 42 përqind. Përqindja e qytetarëve që nuk i besonin fare ose që i besonin shumë pak Kurtit ishte 17, gjegjësisht 9 përqind.

Në marsin e vitit 2023 kjo ka ndryshuar. Kurti ka humbur 1 përqind të besimit të fortë nga qytetarët dhe 7 përqind të qytetarëve që i kanë besuar “deri diku” atij. Për më tutje, është rritur dukshëm përqindja e qytetarëve që “disi nuk i besojnë” Kurtit, ndërsa rënie është shënuar në përqindjen e atyre që nuk i besojnë fare kryeministrit.

Si shkak për këto ndryshime është përmendur edhe inflacioni në Kosovë. /Paparaci.com/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT