Gjermania i del në krah Macronit, mesazh të fortë Erdoganit
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka dënuar konfliktin gjuhën e përdorur pas një përplasjeje midis presidentit francez dhe atij turk.
“Sulmet personale të Erdoganit ndaj Macronit janë të papranueshme”- tha Maas
Në një konferencë shtypi të zhvilluar së bashku me udhëheqësin e Agjencisë së Energjisë Atomike, Maas tha se qeveria gjermane po qëndronte në solidaritet me fqinjin e saj europian në “luftën kundër ekstremizmit islamik”, transmeton Shqip raportimet.
Maas gjithashtu pohoi se kjo nuk ka të bëjë me “miliona myslimanë që i binden ligjit, që jetojnë në Evropë”, por me “ekstremistë”.
“Do të luante në duart e atyre që duan të ndajnë shoqërinë tonë. Ne nuk do ta pranojmë atë”, tha ai.
Gjatë fundjavës Erdogan shkaktoi një trazirë duke i thënë presidentit francez që të kontrollojë gjendjen e tij mendore. Ai gjithashtu akuzoi Macron për Islamofobi pasi lideri francez mbrojti botimin e karikaturave që përshkruanin Profetin Musliman Muhamed.
Franca dënoi komentet e presidentit turk dhe tërhoqi ambasadorin e saj nga Ankaraja.