27.1 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Gjermani: Vdes në vendin e punës 42 vjeçari nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani, ku një 42-vjeçar me prejardhje nga Deçani, ka humbur jetën në një aksident të dyshuar në vendin e punës.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ai ka rënë nga një vinç gjatë kryerjes së detyrës, duke pësuar lëndime fatale. Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e ngjarjes, raporton albinfo.ch.

Të premten, familjarë, miq dhe bashkëqytetarë i dhanë lamtumirën e fundit 42-vjeçarit në vendlindjen e tij, në Deçan.

TË FUNDIT

TË FUNDIT