Goli i shënuar nga largësia i Milot Rashicës kundër Bayer Leverkusenit ka bërë që sulmuesi kosovar të marrë shumë lëvdata nga faqja zyrtare e Werder Bremenit, por edhe nga tifozët e tjerë të futbollit.
Bayer Leverkuseni dhe Bremeni u ndanë me barazim 2:2 në ndeshjen e zhvilluar sonte në kuadër të xhiros së nëntë të Bundesligës, mirëpo kosovarit iu gëzuan golit të Milot Rashicës, të shënuar në pjesën e parë të ndeshjes.
Postimet online bëjnë të kuptojnë se jo vetëm kosovarët iu gëzuan këtij goli, pasi që edhe tifozë të huaj të futbollit dhe faqja zyrtare e klubit e lavdëruar Rashicën për paraqitjen e tij dhe supergolin në këtë ndeshje.
“Shiko nënë, është një GOAT (Greatest Of All Time – Më i Miri i Të Gjitha Kohëve, akronimi përkthehet në “dhi” në shqip) në fushë, @MilotRashica”, shkruan faqja e Bremenit.
“Look mum, there’s a goat on the pitch” @milotrashica #werder #B04SVW
“Më i miri në Bundesligë”, ishte një tjetër postim i Bremenit, duke iu referuar statistikave të Rashicës me klubin gjerman.
Bundesliga’s finest https://twitter.com/kosovanfooty_EN/status/1188145680730206213 …
Kosovan Football @kosovanfooty_ENMilot Rashica at Werder Bremen:
46 matches
17 goals
7 assistsSo far this 2019-2020 season:
6 matches
4 goals
1 assistsKosovo’s finest
“Milot Rashica është me të vërtetë lojtari më i mirë në planet”, shkroi Tom Weber, ndërsa faqja e Bremenit iu përgjigj duke shkruar “Fakte”.
Facts. https://twitter.com/tomalexweber/status/1188140945549791234 …
Tom Weber@tomalexweberMilot Rashica is literally the best player on the planet.
Tani, Bremeni i Rashicës radhitet në pozitën e 12-të në tabelën e Bundesligës, me dhjetë pikë të fituara nga nëntë ndeshjet e para – dy fitore, katër barazime dhe tri humbje shkruan Express, përcjellë GazetaBlic.
Në katër ndeshjet që i ka luajtur këtë sezon në Bundesligës, Rashica ka kontribuar me dy gola dhe një asist, ndërsa ka munguar në pesë ndeshje shkaku i një lëndimi që e pësoi në fillim të sezonit.