Antigona Muja është përfshirë në një reportazh të televizionit gjerman ARD, ku tregohej shërbimi i mjekëve gjatë pandemisë COVID 19.
Antigona shihet në këtë reportazh duke e kryer punën si kryeinfermiere në një spital të Mynhenit.
Duhet theksuar se ajo është motra e analistit Armend Muja, dhe në Gjermani punon prej vitesh.
Ndryshe, duhet theksuar se është një numër i madh i kosovarëve që shërbejnë në mjekësinë gjermane, dhe po bëjnë një punë të madhe në luftimin e coronavirusit.