20.3 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Gjenerali turk: Lufta e Tretë Botërore është afër, do të fillojë midis Rusisë, Amerikës dhe Kinës

Gjeneral turk  në pension Osman Pamukoglu në librin e tij të fundit ka thënë se Lufta e Tretë Botërore është afër, dhe se atë do të nisë midis Rusisë, Amerikës dhe Kinës, shkruan Gazeta Metro.


Në librin e tij të botuar së fundmi, Lufta e Tretë Botërore, Pamukoglu shprehu mendimin e tij për “pashmangshmërinë e një konflikti të ri botëror”, i cili, tha ai, shihet qartë në sasinë e shpenzimit të parave të superfuqive për qëllime ushtarake.

Pamukoglu beson se lufta e re botërore do të jetë e ngjashme me të kaluarën, dhe do të fillojë midis Rusisë, SHBA dhe Kinës për shkak të mosgatishmërisë së autoriteteve të tyre për të humbur zonat e ndikimit dhe kontrollit mbi burimet, ose dëshirën e tyre për t’i zgjeruar ato.

Osman Pamukoglu u zhvendos në politikë pasi doli në pension. Ai themeloi Partinë Ligji dhe Barazi (HEPAR) 11 vjet më parë, por që e cila pushoi së funksionuari në prill./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT