3.5 C
Mitrovice
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img

Gjenerali amerikan: Mbështesim FSK-në drejt një force të mbrojtjes territoriale me NATO-n

Ka përfunduar vizita zyrtare e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Bashkim Jashari, në Gardën Kombëtare të Ajovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo vizitë rikonfirmoi partneritetin strategjik ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së.

Me këtë rast, Gjeneral Major Stephen E. Osborn theksoi se për 15 vjet, ushtarët dhe aviatorët e Ajovës kanë punuar krah për krah me FSK-në, duke kontribuar në ndërtimin e një force të mbrojtjes territoriale të ndërveprueshme me NATO-n.

“Për 15 vitet e fundit, ushtarët dhe aviatorët e kanë punuar krah për krah me Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke ndërtuar besim dhe mirëkuptim të përbashkët. Së bashku, ne kemi mbështetur FSK-në drejt një force të mbrojtjes territoriale me NATO-n”, theksoi ai në një fjalë rasti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT