spot_img
spot_img

‘‘Gjeneral, pushoni në paqe’’, partia e serbëve të RMV’së që janë në koalicion me VLEN’in thurin lavde për Mladiqin

Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoninë e Veriut, kryetar i të cilës është Ivan Stoilkoviq, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar pas vdekjes së Ratko Mladiçit, i cili ishte i dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Në postimin e kësaj partie, thuren lavdata për ‘kasapin e Bosnjës’, duke thënë mes tjerash se, ‘’shumë serbë atëherë e shihnin si gjeneralin e tyre’’, dhe se, historia e Mladiqit, do ‘’të kujtojë’’.

Ndryshe, kjo parti, në RMV është pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE të Hristijan Mickoskit, pjesë e të cilit koalicion, janë edhe VLEN’i parti shqiptare.

Postimi:

GJENERAL, PUSHONI NË PAQE

Ka ndërruar jetë gjenerali Ratko Mlladiq.

Edhe sot nuk e kam të lehtë të flas për këtë lajm thjesht si për një lajm tjetër.

Sepse disa lajme nuk janë vetëm lajme.

Ato zgjojnë kujtime, rikthejnë pamje nga një kohë dhe na kujtojnë se sa e pandashme mund të jetë ndonjëherë jeta e një njeriu me jetën e një populli të tërë.

Ratko Mlladiq ishte ushtar.

Gjeneral.

Një njeri që jetën e tij ia kushtoi ushtrisë dhe popullit të cilit i përkiste.

Ai jetoi në një kohë kur shtetet po shembeshin, familjet po ndaheshin, jetët po humbnin dhe kur askush nuk mund ta dinte se çfarë do të sillte mëngjesi i ardhshëm.

Shumë serbë atëherë e shihnin si gjeneralin e tyre.

Si njeriun që qëndronte para tyre kur ishte më së vështiri.

Dhe prandaj shumë prej tyre do ta kujtojnë pikërisht kështu.

Jo për Hagën.

Jo për muret e burgut.

Jo për vitet e fundit të jetës.

Por për uniformën, për gjeneralin, për njeriun që për ta përfaqësonte një kohë dhe një luftë.

Sot, kur e gjithë kjo është pas tij, mbetet një heshtje e pazakontë.

Sepse një njeri mund të kalojë vite larg vendit të tij, por vendi që mbart në zemër nuk mund t’i merret.

Gjenerali u largua.

Por historia e tij mbetet.

Mbetet edhe historia e një populli, me gjithë dhimbjen, frikën, humbjet, por edhe kujtimet e tij, të cilat nuk do të zhduken vetëm sepse kanë kaluar vitet.

Sot nuk i kërkoj askujt të mendojë njësoj.

Thjesht mendoj se një njeri që ka shënuar një epokë meriton që jeta e tij të përcillet me dinjitet.

Sepse pas çdo zhurme vjen heshtja.

Pas çdo lufte vijnë vitet.

E pas njeriut mbetet ajo që ka lënë pas.

Prandaj sot, nga zemra e një serbeje, mund të them vetëm:

Gjeneral, pushoni në paqe.

Koha do të gjykojë.

Historia do të kujtojë.

E ne do të kujtojmë.

Njerëzit tanë.

Vitet tona

Dhe kohën tonë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT