5.8 C
Mitrovice
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Gjendet pa shenja jete një 60 vjeçar në Prishtinë

Një 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Policia njofton se njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë./GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT