-0.9 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Gjendet një person pa shenja jete në Skenderaj: Policia e cilëson vdekje të dyshimtë




Një person nga fshati Izbicë i Skenderajt është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete në orët e para të së shtunës, shkruan Gazeta Metro.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, ku tutje njoftohet se rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Siç thuhet nga PK, viktima është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Me  vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

“Fsh.Izbicë, Skenderaj, 27.06.2020-01:00. Raportohet se nga familjaret e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar. Viktima ishte dërguar në Shtëpinë e Shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me  vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /gazetametro.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT