5.7 C
Mitrovice
E premte, 13 Shkurt, 2026

Gjendet i vdekur një polic i Kosovës

Një polic është gjetur i vdekur sot rreth orës 15:00 në fshatin Tupec në Komunën e Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Gazetën Online “Reporteri.net”.



Viktima është e moshës rreth 64-vjeç, gjersa hetuesit nuk kanë gjetur shenja të dhunës tek i ndjeri.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe organet kompetente po hetojnë rastin.

Viktima ka qenë jashtë detyrës zyrtare.



“Po një zyrtar policor rreth 64 vjeçar është gjetur i vdekur në Tupec. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i emergjencës. Hetuesit janë duke u marrë me rastin në vendin e ngjarjes. Nuk ka pasur shenja të dhunës te vitima. Ai ka qenë jashtë detyrës”, tha zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, në një përgjigje për Reporteri.net.

TË FUNDIT

TË FUNDIT