Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në fshatin Vllahi të Mitrovicës.
Viktima i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete të hënën rreth orës 01:15.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e plotë policor.