28.4 C
Mitrovice
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Gjendet i vdekur një person në mes të rrugës në veri të Mitrovicës, dyshohet për vrasje

Një rast i dyshimtë vdekjeje është raportuar në afërsi të burgut në Mitrovicën e Veriut.

Burime të Insajderin kanë bërë me dije se dyshohet për vrasje.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar për Insajderin se ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për vrasje.

Ai ka konfirmuar se viktima është person i njohur si përdorues i substancave narkotike.

“Bëhet fjalë për një vdekje të dyshimtë. Personi ishte i njohur për përdorim droge – nuk dihet ende çka e ka shkaktuar vdekjen e tij,” tha Elshani, duke shtuar se ekipet e mjekësisë ligjore do ta konstatojnë shkakun e saktë të vdekjes.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT