Policia e Kosovës përmes raportit të saj ditor, 24 orësh, ka bërë të ditur së njësiti policor ka gjetur një person të vdekur në komunën e Leposaviqit.
Njesiti policior, bën të ditur së ka gjetur viktimën mashkull Kosovar, pa shënja jete në shtepinë e tij, raporton lajmi.net
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe ekipi mjekësor të cilët edhe kanë konstatuar se vdekja është natyrale.
Lexoni komunikatën e plotë:
VDEKJE NATYRALE
Fsh. Obade-Belo Brdo ,Leposaviç, 21.02.2022 15 :05.
Raportohet se njësiti policor ka gjetur pas shenja jete viktimën mashkull kosovar, në shtëpinë e tij.
Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se vdekja është natyrale .
Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë tu dorëzohet organeve komunale për ceremoni të varrimit. /Lajmi.net/