7.4 C
Mitrovice
E hënë, 3 Nëntor, 2025
spot_img

Gjatë këtyre ditëve pritet shi- Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Gjatë këtyre ditëve pritet shi- Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të karakterizohet me mot të paqëndrueshëm dhe ndryshime të shpeshta atmosferike.

Sipas IHMK’së, të hënën dhe të martën pritet të ketë reshje shiu, me intensitet më të lartë ditën e hënë. Të martën reshjet do të jenë më të lehta dhe nuk do ta përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

“Këto reshje do të jenë të mirëseardhura, pasi do të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve hidrologjike dhe do të kenë efekt pozitiv në bujqësi”, ka bërë të ditur instituti.

Në mëngjeset e javës pritet të mbajë mot i freskët, me mundësi për paraqitje të mjegullës në orët e para të ditës. Erërat do të fryjnë nga veriperëndimi dhe juglindja.

Nga e mërkura e tutje, pritet përmirësim i kushteve meteorologjike. Të mërkurën parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa të enjten dhe të premten pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

TË FUNDIT

TË FUNDIT