Rap-artisti i njohur nga Ferizaj, Getinjo, tashmë po i bën publike momentet kur po praktikon ritet fetare.
Së fundmi ka marrë vëmendje një ‘Insta Story’ i tij, ku ka publikuar një foto duke falur namazin e sabahut nga xhamia, shkruan Insajderi.
Tutje, ai ka vazhduar duke shpërndarë thënie me motive fetare.
“Ç’pret nga kjo botë ku i mashtruari turpërohet më shumë se mashtruesi”, thuhet në një thënie me motive fetare që është shpërndarë nga Getinjo.