20.7 C
Mitrovice
E shtunë, 6 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Gërxhaliu tregon se si u vra Adem Jashari: Ka luftuar i plagosur

Ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tha se komandanti Adem Jashari ka luftuar ndërkohë që ka qenë i plagosur në pjesën e barkut.

Gërxhaliu, i cili është marrë me autopsinë e trupave të familjes Jashari, tregoi në Frtontal të T7 se si ishte vrarë Adem Jashari.


“Komandanti ka qenë i plagosur në bark. Ashtu i plagosur ka luftu. Kur ka hy me e mbushë automatikën – sepse familjarët, gratë dhe fëmijët i kanë mbushur karikatorët me municion – ai ka dalë aty para shtëpisë dhe ka qenë ballë përballë duke luftuar me njësitët e policisë ku tash janë varrezat”.

“Atij i ka ardhur snajperi nga pjesa e pasme, i cili e ka goditur në qafë dhe pastaj i ka dalë plumbi nga pjesa e përparme”, tha Gërxhaliu. “Ky ka qenë plumbi vdekjeprurës”.

TË FUNDIT

SBASHK-u paralajmëron grevë

spot_img
spot_img

TË FUNDIT