27.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Gërvalla thotë se nuk iu lejua të fliste në gjuhën shqipe në OKB

Ka nisur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku po diskutohet në lidhje me Kosovën.

Shteti ynë në këtë seancë përfaqësohet nga kryediplomatja Donika Gërvalla – Schwarz. Ajo që në hyrje të fjalisë së saj, ka thënë se presidenti ka refuzuar kërkesën e saj që të flasë në gjuhën shqipe.

Kështu, ajo e ka vazhduar deklarimin e saj në gjuhën angleze.

“Derisa Daçiq foli këtu në gjuhën e shumicës shtetit të tij në vend të anglishtes, unë po ashtu dua të flas në shqip, gjuhën që flitet në shtetin tim, Kosovë. Fatkeqësisht, presidenti refuzoi kërkesën time.” – ka deklaruar ajo. /Nacionale

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT