33.5 C
Mitrovice
E hënë, 11 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Gërvalla tallet: Në qeverisjen tonë Kosova ka forcuar pozicionin ndërkombëtar

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Doniak Gërvalla, në edicionin e 8-të të Konferencës së Ambasadorëve, ka folur për reformën thelbësore në këtë ministri, duke vendosur standarde të reja të transparencës dhe menaxhimit të përgjegjshëm financiar.

Sipas saj çdo euro e buxhetit përdoret me plan të qartë të arsyetuar dhe me kontroll të plotë, derisa shtoi se janë ulur shpenzimet dhe është bërë riorientimi i fondeve në prioritetet strategjike dhe në forcimin e llogaridhënies në çdo mision diplomatik, duke mundësuar forcimin e diplomacisë ekonomike e publike, të mbështetur nga biznese kosovare në tregjet e huaja deri te promovimi i imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.

“Në këtë kuadër kemi zhvilluar javë të kulturës dhe aktivitete nëpër botë, duke prezantuar Kosovën si një shtet të ri me trashëgimi të pasur, me krijimtari bashkëkohore me energji të pashtershme”, tha Gërvalla.

Ajo më tej vuri në dukje aktivitetin e kësaj ministrie në sferën e diplomacisë ndërkombëtare, më ç’rast vuri bëri të ditur se gjatë këtyre viteve janë arritur dhe dy njohje të reja ndërkombëtare, duke forcuar pozicionin ndërkombëtar dhe duke dëshmuar punën rezultative përmes koordinimit diplomatik.

“Po ashtu kemi siguruar anëtarësimin në një numër të konsiderueshëm në organizatat ndërkombëtare, duke zgjeruar hapësirën ku Kosova është e pranishme dhe aktive”, tha Gërvalla.

Ajo më tej përmendi edhe konkursin e stafit diplomatik e konsullor mbi parimin e meritokracisë, ku, sipas saj, përzgjedhja është bërë plotësisht mbi bazën e aftësive, përvojës dhe integriteti profesional.

Gërvalla tutje vlerësoi se shërbimet konsullore janë përmirësuar dukshëm, teksa përmendi procedurat e dixhitalizuara, takime të programuara, duke mundësuar që shtetasit kosovarë të marrin shërbime më të shpejta e transparente.

Gërvalla përmendi mërgatën si një nga asetet më të çmuara të vendit./Indeksonline

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT