3.4 C
Mitrovice
E diel, 29 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Gërvalla: Nuk ka forcë që mund ta ndalojë shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në çdo cep

Ministrja e Puënve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se nuk ka forcë që mund ta ndalojë shtrirjen e sovrantitetit të Kosovës në cdo pjesë të saj.

Ajo kështu është shprehur në një postim në Facebook, pas një takimi që kanë mbajtur me qytetarë në Mitrovicë.

“Veriu i Kosovës dhe Mitrovica janë pjesë e pandashme e Republikës sonë. Nuk ka forcë që mund ta ndalojë shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në çdo cep të territorit të saj”, ka shkruar ajo.

Gërvalla ka përgëzuar bashkëryetarin e partisë Guxo, Faton Pecin i cili është edhe ministër i Bujqësisë.

“I vendosur, në krye të betejës së vështirë kundër korrupsionit, gjithnjë në krah dhe përballë bujkut dhe nevojave të tij, i paepur dhe trim në përballjen e tij me banda dhe individë, që pasurinë e shtetit, tokat dhe objektet i tij ishin mësuar t’i keqpërdornin me dekada të tëra, ai dëshmon se Mitrovica ka djem që dijnë, duan dhe guxojnë të punojnë për Kosovën që e ëndërruan të parët tanë”, ka shkruar Gërvalla./teve1.info/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT