11.7 C
Mitrovice
E martë, 21 Tetor, 2025
spot_img

Gërvalla në OKB: Kosova është ekonomi e fortë, Banka Botërore na ka ranguar top-lider në botë për rritje ekonomike

Ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, gjatë raportimit në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku tha se Kosova është “ekonomi e fortë”.

Gërvalla theksoi se për të pestën herë me radhë, Banka Botërore e ka renditur Kosovën ndër vendet me rritjen më të lartë ekonomike në Evropë, me parashikim rritjeje prej rreth 4% për vitet 2025 dhe 2026.

“Fuqia jonë derivon nga populli jonë, nga demokracia jonë perëndimore, dhe nga ekonomia jonë e fortë. Për pestën herë radhë, Banka Botërore e ka rangar Kosovën si top-lidere në rritje ekonomike në Evorpë, derisa vendet e tjera po hjekin keq (struggling), projeksioni për rritjen tonë është përsëri rreth 4%. Investimet e direkte të huaja po rriten, dhe fitimet. Kosova është e para në Evropë dhe 3-ta në bota në Indeksin për Sundim të Ligjit”, tha ajo.

Po ashtu ajo tha se Kosova është një demokraci e pastër perëndimore në Ballkanin Perëndimor.

“Mbështetja ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara arrin mbi 90 për qind. Ne jemi vendi më pro-NATO dhe më pro-amerikan në botë”, deklaroi ajo.

Ajo kujtoi se ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 shpëtoi popullin e Kosovës nga një gjenocid në zhvillim, ku mbi 13 mijë civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe nën regjimin e Millosheviqit.

“Ministri i propagandës në atë kohë ishte Aleksandar Vuçiq, sot president i Serbisë. Prandaj, nuk po flasim për të kaluarën, por për të tashmen”, shtoi ministrja Gërvalla.

Në fjalën e saj, Gërvalla paralajmëroi se Serbia sot përfaqëson një kërcënim real për paqen dhe stabilitetin në rajon, përmes makinerisë propagandistike të mediave të kontrolluara nga regjimi i Vuçiqit, që përhap urrejtje dhe nxit ndasi etnike.

“Në gjithë Serbinë mund të shihen murale dhe grafite që glorifikojnë kriminelët e luftës dhe ushqejnë frymën e urrejtjes ndaj Kosovës”, tha ajo.

Tutje, Gërvalla theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, drejtësisë, dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, duke u pozicionuar si faktor i qëndrueshëm i sigurisë dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor.

TË FUNDIT

TË FUNDIT