17 C
Mitrovice
E diel, 14 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Gërvalla ‘humoriste’: Pyetet a do e shkarkoj Prindon Sadriun, kjo është përgjigja e saj

Ministrja aktuale e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ka dhënë një arsyetim qesharak për burrin e presidentes Vjosa Osmani, i cili ditë më parë akuzoi ashpër mediat dhe gazetarët.

Nga gazetarët është pyetur për mundësinë e shkarkimit të diplomatit Prindon Sadriu i cili ditë më parë adresoi akuza të rënda ndaj mediave dhe gazetarëve.


Lidhur më pyetjen Gërvalla ka shprehur habinë kur ka dëgjuar këtë pyetje.

“Nuk e di që Zotëri Sadriu është pjesë e kësaj partie politike”, tha ajo.

Madje ministrja i ka ikur përgjigjes duke thënë se sot janë të ftuar krejt për diçka tjetër.

“Sot ju kemi ftuar që së bashku me ju të shënojmë regjistrimin e partisë Guxo dhe të gjitha pyetjet e mia si ministre e Jashtme më shumë kënaqësi do të mund të ju përgjigjem herën tjetër”, u shpreh ajo.

Diplomati Sadriu me anë të një statusi i kishte quajtur mediat “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Kjo konferencë ishte thirrur për të njoftuar se Lista Guxo është regjistruar si parti politike.
Për këtë deklaratë të zotëriut të parë kanë reaguar mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT