15.7 C
Mitrovice
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Gërvalla e lidh ngërçin me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë: Qeveria Kurti 3 do ta implementojë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka thënë se arsyeja e bllokadës në Kuvend është Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Ky është thelbi i bllokadës në Kuvend sepse është një ligj për byronë për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, i cili ka një kohë të gjatë që rri në Gjykatë Kushtetuese. Por, ai nuk mund të rri përjetësisht”, ka deklaruar Gërvalla.

“Cdo njeri e din që Qeveria Kurti 3 Ligjin për Byronë e Pasurisë së Pajustifikueshme ka për ta implementuar dhe secili njeri pagën që e ka pas në vlerë 500 euro, edhe vilën e ka 4 milionë do të detyrohet të japi llogari se me çfarë parash e ndërtoi. Ka njerëz që e kanë ndërtu me djersën e ballit”, ka deklaruar Gërvalla në T7.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT