16.7 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Gërvalla: Drafti është Republikë Srpska, por jemi të gatshëm ta zbatojmë nëse Serbia pranon pakon

Drafti i Asociacionit është kalë troje, si Republika Srpska – thotë ministrja e jashtme, Donika Gërvalla. Kemi zhdukur nepotizmin. Në institucionet e Kosovës ishte bërë masakër. Me terma të tilla, foli ministrja e jashtme Donika Gërvalla në intervistën te Çim Peka. Ajo foli edhe për mundësinë e anëtarësimit në KiE – për çka tha se ‘gjasat janë 50-50’.

“Shumë kam pasur frikë se nëse nuk e marrim votën tani në KiE, mund të ndryshojë konstelacioni në BE dhe mund të marrim votën e qeverive por mund të mos i kemi deputetët në anën tjetër.

Nuk mund t’ju them a vendoset a nuk vendoset, është 50-50, sa janë të mëdha shanset që të vendoset, aq janë të mëdha që të mos vendoset”, tha Gërvalla kur u pyet për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Ministrja e jashtme, thotë se Drafti i Asociacionit është një Republikë Srpska për Kosovën por më pas shprehet si më poshtë:

“Nëse Serbia e pranon pakon si të tërë, edhe ne e pranojmë. Nxjerrja e atij drafti nga pakoja, është shumë e rrezikshme. Ai draft që na e kanë paraqitur këta partnerët tanë, ka kuptim vetëm nëse Serbia de facto njeh Kosovën, përndryshe është një kalë troje njësoj si Republika Srpska si në Bosnjë, por ne jemi të gatshëm ta zbatojmë gjithë pakon nëse edhe Serbia merr përsipër gjithë zotimet e saj”, thotë ajo.

Gërvalla: U bë masakër në institucione, Abdixhiku ka problem me pasqyrën, PDK e kriminalizuar

Për ministren e jashtme, Donika Gërvalla, ardhja e saj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e ndali ‘masakrën në këtë institucion’.

Në intervistë te Çim Peka, Gërvalla qe e ashpër ndaj të gjithë politikanëve në Kosovë, që nuk janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ose Listës Guxo.

“Është bërë masakër e vërtetë ndaj institicioneve, është dashur një angazhim i përditshëm në reformimin e institucionit. Kishte nepotizëm, keqmenaxhim”, tha Gërvalla veç tjerash, shkruan Nacionale.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT