Kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj pritet që nesër të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Cakaj nesër do të pritet për vizitë nga ministrja e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla. MPJD përmes një njoftimi për media, konfirmoi se pjesë e këtij takimi do të jenë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Pas takimit zyrtarë, do të nënshkruhen tri marrëveshje nga pjesëmarrësit.
“Mediat janë të mirëseardhura për të mbuluar këtë aktivitet. Do të ketë pamje dhe fotografi nga takimi, e gjithashtu, konferencë të përbashkët për shtyp, në fund të takimit. E premte, 4 dhjetor 2020, Ora: 14:00. Vendi: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në njoftimin e MPJD’së,/gazetametro.net