Gazmend Morina ka paralajmëruar kandidaturën për kryeshef të Trepçës disa ditë pas hapjes së konkursit nga ndërmarrja për këtë pozitë, shkruan Mitrovica SOT
Morina aktualisht është në pozitën e kryeshefit të kompanisë së pastrimit, KRM “Uniteti”.
Morina ka bërë një postim të një fotografie të minierës të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin “1,2,3”, duke indikuar paralajmërim për shpalljen e kandidaturës.
Ndërsa, kandidaturën më herët e shpalli edhe Burim Istrefi./MitrovicaSOT



