Gazetari boshnjak, Aleksandër Brezar ka reaguar pas publikimit të një fotografie ku shihet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke ngrënë darkë para takimit të radhë të iniciativës “Open Balkan”, me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq.
Brezar përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se kjo ndejë nuk kuptim nëse nuk ka kënduar Daçiq.
“Nëse Daçiq nuk ka kënduar ‘Miljacka’ kjo ndejë nuk ia vlen”, ka shkruar Brezar.




