22.9 C
Mitrovice
E hënë, 18 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Gazeta franceze, “Le Monde”: Kurti është afër fitores në betejën për kontrollin e veriut

“Kryeministri i vendit të vogël ballkanik ka marrë përsipër t’i japë fund mbikëqyrjes faktike të ushtruar nga Beogradi mbi rajonet e populluara nga minoriteti serb”, shkruan gazeta franceze “Le Monde“

Në një artikull të publikuar në këtë gazetë përmendet protesta e 12 shkurtit e serbëve të veriut, për të kundërshtuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin e dinarit serb.

“Kryeministri, Albin Kurti, ëndërron të detyrojë rreth 100 mijë serbët e këtij vendi të vogël ballkanik, me shumicë të madhe shqiptare, të përdorin më në fund monedhën zyrtare në fuqi, euron”, thuhet në këtë artikull.

Tutje aty thuhet se serbët e Kosovës kanë shpërfaqur një zemërim ndaj siç thuhet në artikull përpjekjes së Kurtit për t’i dhënë fund mbikëqyrjes së ushtruar ‘de facto”, nga Beogradi mbi jetën e përditshme të serbëve që jetojnë në veri të Kosovës.

“Kryeministri i vendit të vogël ballkanik ka marrë përsipër t’i japë fund mbikëqyrjes faktike të ushtruar nga Beogradi mbi rajonet e populluara nga minoriteti serb”, shkruan gazeta franceze “Le Monde”.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT