Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Tashmë kur janë numëruar 2 mijë e 292 vendotime nga 2 mijë e 557 apo 89,64% të votave nuk ka ndonjë befasi në dhjetëshen e Lëvizjes Vetëvendosje.
Deri në kët fazë të numërimit Albin Kurti ka marrë 312 mijë e 928 vota. Pas tij vjen Glauk Konjufca me 241 mijë e 849 vota.
E treta në listën e më të votuatve të VV-së është Albulena Haxhiu me 127 mijë e 270 vota.
Pas Haxhiut, vije Hekuran Murati me 126 mijë e 29 vota.
Me 113 mijë e 705 vota vjen Donika Gërvalla. e Pas saj renditet Xhelal Svecla me 101 mijë vota.
Në dhjetshen e më të votuarve janë edhe Hajrulla Çeko me 90 mijë e 442 vota, pas tij Avni Dehari me 83 mijë vota, Mimoza Kusari -Lila me 74 mijë e 824 vota dhe Ejup Maqedonci me 70 mijë e 662 vota.
Rezultatet për secilin kandidat mund t’i ndiqni në këtë link: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/mcc?


