29.3 C
Mitrovice
E martë, 9 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Gashi sulmon Vetëvendosjen: Ata fillimisht grabisin, pastaj shajnë e ofendojnë

Koalicioni i  cili pritet të ndodhë mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka dalur një problem i ri, ata nuk do të mund ta formojnë Qeverinë e re pa bërë koalicion edhe me Nisma-AKR’në, transmeton Gazeta Metro..

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Dardan Gashi, në një deklaratë për medie ka theksuar se sjelljet e LVV-së e kanë dëmtuar mundësinë për një partneritet në qeverinë e ardhshme. “Tash i presim certifikimet e rezultateve, por natyrisht sjelljet e LVV-së nuk lënë hapësirë optimiste, janë të papranueshme, sepse një herë tentojnë të grabitin e pastaj ofendojnë e shajnë. Këto nuk janë shenja të mira për një partneritet të mundshëm”, ka thënë ai për “Zëri”.

Madje ai ka shtuar se nuk kanë pasur takime me LVV-në rreth futjes në qeverinë e ardhshme. “Ende jemi larg prej koalicionit. Në kuptimin formal ne kemi pasur takime edhe më herët në nivel më të lartë me LDK-në, por jo me LVV-në”, është shprehur Gashi./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT