27.8 C
Mitrovice
E premte, 18 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Gashi: Marrëveshjen e Uashingtonit Osmani e Kurti dikur e quanin tradhti kombëtare, sot “arritje historike”

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për deklarata kundërthënëse në lidhje me Marrëveshjen e Uashingtonit të vitit 2020, e cila u nënshkrua nga bashkëpartiaku i tij, Avdullah Hoti, në kohën sa ishte në krye të qeverisë.

Ai tha se Osmani e Kurti këtë marrëveshje dikur e konsideronin tradhti kombëtare, ndërsa sot e prezantojnë si “arritje historike” për Kosovën.

“Pas pesë vitesh në pushtet, Presidentja dhe Kryeministri vazhdojnë me veprime dhe deklarata kundërthënëse. Ata që dikur thoshin se Marrëveshja e Washingtonit ishte kundërkushtetuese dhe tradhti kombëtare, sot e quajnë “arritje historike” dhe “sukses për Kosovën””, ka shkruar Gashi.

Ai po ashtu akuzoi ata se gjatë udhëheqjes së tyre Kosova mbeti pa izolim në vend të aleancave dhe tha se qytetarët meritojnë lidership përgjegjës.

Postimi i plotë:

Pas pesë vitesh në pushtet, Presidentja dhe Kryeministri vazhdojnë me veprime dhe deklarata kundërthënëse.

Ata që dikur thoshin se Marrëveshja e Washingtonit ishte kundërkushtetuese dhe tradhti kombëtare, sot e quajnë “arritje historike” dhe “sukses për Kosovën”.

Le t’ia lëmë historisë gjykimin për të shkuarën.

Por detyra jonë është të flasim për sot.

Çfarë po bëjnë ata për:

• konstituimin e institucioneve?

• ruajtjen e aleancave strategjike?

• zhvillimin ekonomik të vendit?

• sigurinë kombëtare?

Sot, në vend të vizionit – ka konfuzion.

Në vend të besimit – ka pasiguri.

Në vend të aleancave – ka izolim.

Në vend të mobilizimit – ka apati.

Kosova meriton më shumë.

Qytetarët meritojnë lidership të qartë, përgjegjës dhe të besueshëm.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT