32.7 C
Mitrovice
E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Gashi: Kosova rrezikon të bëhet shtet i dështuar për shkak të egove personale ambicieve për pushtet

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Kosova po rrezikon të shndërrohet në një shtet të dështuar si pasojë e mungesës së kompromisit, dialogut politik, egove personale dhe ambicieve për pushtet.

Ai ka thënë se kompromisi është urgjencë kombëtare dhe se nuk ka kohë të humbur.

“Kosova po rrezikon të shndërrohet në një shtet të dështuar për shkak të paaftësisë për kompromis, mungesës së dialogut politik, egove personale dhe ambicieve të shfrenuara për pushtet. Kompromisi është urgjencë kombëtare. Nuk ka më kohë për të humbur”, ka shkruar Gashi.

Sot dështoi edhe tentativa e 43-të për konstituimin e Kuvendit, ku nga 99 deputetë të pranishëm, vetëm 55 votuan për.

Kundër dhe abstenime s’pati.

Seanca e radhës do të jetë pas 48 orëve, të mërkurën.

/Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT