Avokati Tomë Gashi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të nxjerrë aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve në rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Gashi ka kërkuar nga prokuroria t’i hetojë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në rastin e vdekjes së Deharit, njofton Klan Kosova.
“Nga Prokuroria Speciale e Kosovës kërkohet që të nxjerrë aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve në drejtim të zbulimit të vrasësve të Astrit Deharit (Vrasje e rëndë nga neni 173 të Kodit Penal të Kosovës ), të shtytësve në vrasje, të atyre që e kanë fshehur vrasjen për tre vjet dhe të atyre që e kanë ndihmuar në çfarëdo forme kryerjen e veprës penale të vrasjes, si dhe të gjithë atyre që në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë të Astrit Deharit në bashkëkryerje kanë vepruar si grup i organizuar kriminal”.