7.9 C
Mitrovice
E diel, 15 Shkurt, 2026

Gashi ironizon me Kurtin: S’ka ujë e rrymë, por ka me mbajtë fjalim të fortë në Munich

Analisti Shkëlzen Gashi vë në kontrast problemet bazike në vend me paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Munich.

Analisti politik Shkëlzen Gashi ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, duke vënë në pah problemet e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në vend.

Përmes një reagimi publik, Gashi tha se “dje s’ka pasë ujë gati tanë ditën e sot në mëngjes s’pat rrymë s’disa orë”, për të shtuar me ironi: “hajt se e sheh ti nesër çfarë fjalimi të fortë ka me mbajtë kryeministri në konferencën e sigurisë në Munich”.

Deklarata e tij vjen në kohën kur Kurti po merr pjesë në Munich Security Conference, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për çështje të sigurisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT