Analisti Shkëlzen Gashi, ka folur për dy figurat e njohura shqiptare Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin, shkruan Gazeta Metro.
Gashi ka thënë se ajo çka dallon Demaçin nga Rugova ishte sjellja e tyre ndaj sistemit të asaj kohe jugosllave.
Ai ka thënë se Demaçi ishte kundër sistemit jugosllav, ndërkaq Rugova ishte me sistemin jugosllav.
“Ajo që i dallon se Adem Demaçi ka qenë hapur kundër sistemit jugosllav, kurse Ibrahim Rugova ka qenë formalisht me sistemin”, tha Gashi në Rubikon, transmeton Gazeta Metro.
Ndryshe Gashi tha se dallimet e Rugovës dhe Demaçit kanë filluar qysh nga vitet 1990.//gazetametro.net





