10.9 C
Mitrovice
E diel, 9 Nëntor, 2025
spot_img

Garë shumë e ngushtë- Si u vendosën në Exit Poll-e Tahiri me Pecin?

Dy Exit Poll-et e realizuara në Komunën e Mitrovicës së Jugut, e vendosën fitues kandidatin e PDK-së, Arian Tahirin.

Exit Poll-i i Baton Haxhiut shpalli fitues Tahirin me rezultat 50,9 për qind të votave.

Ndërkaq kandidatin e LVV’së për Mitrovicën, Faton Pecin, e nxori 49,1 për qind.

Edhe Exi Poll-i i Klan Kosovës shpalli fitues Tahirin me 50,34 për qind të votave.

Ndërkaq, Peci sipas këtij sondazhi, doli 49,66 për qind.

Kjo garë po interpretohet si shumë e ngushtë dhe se secila votë mund ta përcaktojë fituesin për Komunën e Mitrovicës së Jugut. /Insajderi.org/

TË FUNDIT

TË FUNDIT