19.9 C
Mitrovice
E enjte, 24 Tetor, 2024
spot_imgspot_img

Gara për drejtor të RTK-së, Spahiu e krahason veten me komandantin legjendar: Po sakrifikoj, siç ka bërë Adem Jashari, kur u sakrifikuar për liri

Analisti Nexhmedin Spahiu pretendon se ka bërë sakrificë të madhe që ka kandiduar për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së.

Madje, ai ka thënë se sakrifica e tij është e përmasave të sakrificës së Adem Jasharit dhe familjes se tij, që kanë vdekur për liri të Kosovës në vitin 1998.

Në emisionin e mëngjesit “dita e re”“Kanal 10”, Spahiu ka thënë se me këtë veprim po e bën detyrën e tij.

“Detyrën time si qytetar i këtij vendi, si patrioti i këtij vendi, po e kryej me vet faktin që po ofrohem. Nuk po ofrohem këtu për të marrë shpërblim, po ofrohem me sakrifiku. Po konsideroj të njëjtën gjë siç e ka bërë Adem Jashari kur u sakrifikuar për lirinë e atdheut”, ka thënë Spahiu.

Përveç Spahiut, në garë për drejtor të RTK-së është edhe Lorik Arifaj dhe Naser Thaçi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT