Paneli Zgjedhor Për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhëruar të rinumërohen pesë vendvotime ku nga to është edhe Mitrovica e Jugut me dy ku garojnë ngushtë Arian Tahiri i PDK-së dhe Faton Peci i Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Metro.
Sipas Komisionit Qënrorë të zgjedhjeve PZPAP ka urdhëruar të rinumrohen votat me kusht.
Ndërkaq javën e kaluar, autoritetet njoftuan se kishin nisur mbledhjen e të dhënave lidhur me dyshimet për keqpërdorime të mundshme të votave në komunën e Mitrovicës së Jugut.
Për këtë komunë pati dallime të mëdha mes sondazheve fillestare, të publikuara menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, dhe rezultatit preliminar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./gazetametro.net