-1.7 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do “të shkojë në shtëpi”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se më 9 shkurt Qeveria Kurti do ”të shkojë në shtëpi”.

”Në zgjedhjet e 9 shkurtit qytetarët e Kosovës nuk kanë me thënë më pe provojmë se i kanë provuar të gjithë, arsyeja pse duhet qytetarët duhet me votu Bedri Hamzën nuk është gara mes Hamzës dhe Kurti, nuk është gara mes VV-së dhe PDK-së, por e kemi një parti shtet formuese dhe një parti shtetshkatërruese”, tha Musliu.

Në RTV21 ajo ka thënë se Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla është ”për gjynah”.

“Kjo është qesharake, është gjynah, ka ardhë si bijë e Gërvallve dhe ka përfundu si marionet e Albin Kurtit e Dejona Mihali”, tha Musliu.

Këtë Musliu e tha duke komentuar deklaratat e Gërvalles të bëra në Kuvend lidhur me takimet e Kurtit që po i bënë në Diasporë.

Ajo po ashtu tha se Qeveria Kurti është “anti-Drenicë”, pasi që sipas saj Kurti ka bërë diskriminime me komunat që nuk i dhanë mbështetje.

“Albin Kurti shihet publikisht se ka diferencu ato komuna të cilat nuk i kanë dhënë mbeshtetje, sepse ka qenë një goditje e rënë një kryeminister që fiton 51 % mas 4 muajve në zgjedhje lokale me i marrë dy komuna të vogla, ka qenë goditje e rënë nuk ka mujt me marrë vetën ka sharru, me theks të veçantë ka diskriminu Komunen e Skenderajit”, tha Musliu.

Musliu po ashtu tha se ministri i Mbrojtjes, Ejup Mqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek”.

”Sa ushtarë i ka Kosova, çka kanë ngrënë ata tjerërt, nëse 1 mijë kanë ngërnë byfteke, çfarë kanë ngrënë të tjerët, kjo është hajgare”, tha Musliu.

Musliu mes tjerash ka folur edhe për doracakun për lëndën ‘Edukimi Seksual dhe shëndeti riprodhues’, për çka tha se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ”është një degjenerim total”.

”Arbërie Nagavci e merr përgjegjësin dhe më e pakta që ajo mund të bëjë tani për tani është të jep dorëheqje nuk duhet të pritet vullneti i Arbërire Nagavci dhe të tjerët në kabinetin e Kurtit nuk kanë reflektuar për asgjë në Kosovë”, tha Nagavci.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT