Kanë përfunduar ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Në Suahrekë djelmoshat e Ismet Munishit kanë triumfuar ndaj Drenicës me rezutlat 3 me 0, shkruan Gazeta Blic.
Golat për Ballkanin i shënuan Jetmir Topalli, Liridon Fetahaj dhe Arbër Hoxha.
Pas ndeshjes është deklaruar edhe Trajneri Gani Sejdiu, i cili ëshfaqur i pa kënaqur me rezultatin e kësaj ndeshje.
Në një intervistë dhënë “Super Sport Kosovës” pas kësaj ndeshje, tekniku Sejdiu u shfaq tejet direkt me futbollistët e tij, teksa kërkoi më shumë përqëndrim dhe profesionalizëm në fushën e lojës.
“Nuk dua që ta justifikoj humbjen, por kishim mungesa të theksuara në formacionin bazë. Mos prezenca e Mujkic dhe Turkut në qendër të mbrojtjes na vështirësoi punët, pasi që kishim analizuar kundërshtarin në detaje dhe kishim bërë përpjekjet e vazhdueshme për t’i ndalur pikat e forta të tyre”, deklaroi fillimisht Sejdiu.
“Kjo ndeshje na tregoi se skuadra ka ende nevojë të ngritet, sikurse në aspektin teknik, po ashtu edhe në aspektin taktik. Nuk mungoi vullneti dhe dëshira, por mungoi profesionalizmi në pjesën dërmuese të ndeshjes. Humbja gjithsesi se mund të vije, por jo të humbasësh në mënyrë të tillë”, përfundoi ai.
Drenica vazhdon të mbetet në pozitën gjashtë të klasifikimit, pavarësisht humbjes nga Ballkani.