15.7 C
Mitrovice
E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Gani Sejdiu: Më pëlqen sinqeriteti i Mihane Bekteshit, e kam pas ëndërr ta drejtojë Drenicën

Drenica ka bërë ndryshime të mëdha në këtë dimër. Pas largimit të kryetarit Ragip Veseli, në klub u rikthye kryetarja Mihane Kodra Bekteshi.

Me largimin e Veselit, u largua edhe trajneri Tahir Lushtaku teksa drejtimin e Drenicës e mori trajneri nga Mitrovica, Gani Sejdiu, i cili në karrierën e tij i ka drejtuar me shumë sukses disa skuadra kosovare. Sejdiu thotë se e kishte si ëndërr që ta drejtonte Drenicën. “E kam pasur si ëndërr që ta drejtojë Drenicën për disa arsye. Më ka pëlqyer projketi dhe sineqriteti i kryetares Mihane Kodra Bekteshi”, ka thënë Gani Sejdiu për emisionin “2 me 1” në RTV 21.

Sejdiu ndër të tjera e ka lavdëruar edhe lojën e bukur të Drenicës. “Drenica ka shfaqur futboll shumë të bukur dhe kjo është meritë e trajnerit Tahir Lushtaku”, tha ndër të tjera Gani Sejdiu. Skuadra nga Skenderaj do ta nis pranverën nga pozita e gjashtë me 24 pikë të tubuara. Drenica është edhe çerekfinaliste e Digitalb Kupës së Kosovës ku do të përballet me Prishtinën.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT