9.7 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

‘Fytyrën si me ia picku bleta’, por Leonora Jakupi e mohon se ka bërë operacione plastike

Leonora Jakupi pak minuta më parë ka bërë të ditur se do të lansojë projektin në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun, shkruan GazetaBlic.

“Simpatia e shkollës” titullohet kënga të cilën dyshja do ta lansojnë të premtën në ora 18:00.

“Simpatia e shkollës’ është kënga e cila do të publikohet ditën e premte në orën 18:00 me legjendën e muzikës tonë Sabri Fejzullahu. Dua sinqerisht dhe pafundësisht të falënderoj Sabrianon për dashurinë pozitivitetin dhe motivimin që ai më jep, jo vetëm mua por të gjithë kolegëve dhe publikut anekënd!”, ka shkruar Leonora.

Mirëpo, ajo çfarë i ka rënë në sy ndjekësve ka qenë ndryshimi i Leonorës në fytyrë, por që kjo e fundit mohon të ketë kryer ndonjë operacion plastik.

“Leonora a ke pas operacione plastike, se po shoh ndryshim ne fytyren tende, po dukesh edhe me e bukuar”, ka shkruar në ndjekës në postimin e këngëtares, e cila ka vendosur t’i kthejë përgjigje.

“Të siguroje me jete qe ne fytyren time as nuk kam pas as nuk kam nderhyrje e aq me pak operacione, rezultat i ndryshimit jane duart e Arber Bytyqit (grimerit), i cili vertet ben mrekulli me artin e tij”, ka shkruar Jakupi.

Mirëpo, sa të vërteta janë këto që thotë këngëtarja?

Me të parë fotografitë e mëparshe, duket një ndryshim drastik i këngëtares në fytyren e saj, e cila duket tani sikur po gufon nga momenti në moment nga “fillerat” e bërë./GazetaBlic

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT