-7.1 C
Mitrovice
E premte, 2 Janar, 2026
spot_img

Futbollisti i njohur nga Mitrovica infektohet me koronavirus

Futbollisti i njohur me prejardhje nga Mitrovica, Valon Behrami, së fundmi ka rezoltuar pozitiv në testin për koronavirus, ka njoftuar klubi i Genoas, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, Genoa FC ka zbuluar emrat e futbollistëve dhe pjesëtarëve nga stafi që kanë rezoltuar pozitiv me koronavirus.

Francesco Cassata, Lukas Lerager, Federico Marchetti, Filippo Melegoni, Luca Pellegrini, Mattia Perin, Marko Pjaca, Ivan Radovanovic, Lasse Schöne, Davide Zappacosta janë futbollistët që kishin rezultuar pozitiv më herët, kurse sot kësaj liste i është bashkuar edhe mesfushori mitrovicas, Valon Behrami.

Kurse, Pietro Cistaro, Alessandro Donato, Pietro Gatto dhe Matteo Perasso janë personat nga stafi i ekipit që gjithashtu janë prekur nga koronavirusi. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT